
Showroom
Hapësirë ekspozuese ku mund t'i shihni produktet nga afër dhe të merrni këshilla nga stafi ynë.
Kompania lidere në sektorin e ngrohjes dhe me rritjen më të shpejtë në Kosovë.
Termoluli është kompania lidere në sektorin e ngrohjes dhe me rritjen më të shpejtë në Kosovë. Kompania jonë prej themelimit e deri tani është lidere në treg me produkte cilësore dhe shërbime efikase.
Ne jemi të fokusuar në ofrimin e produkteve të sistemit të ngrohjes qendrore, sistemit të ujësjellësit dhe të klimatizimit, duke dhënë të gjitha shpjegimet e nevojshme për cilësinë dhe përmbajtjen e produkteve që prodhohen nga brendet më të fuqishme në Itali, Francë, Belgjikë, Greqi, Bullgari, Gjermani, Japoni etj.
Rritja e vazhdueshme e biznesit tonë ka ardhur falë kërkesave dhe këshillave të klientëve tanë, të cilët gjithmonë janë të mirëseardhur të japin sugjerime rreth cilësisë së produkteve dhe shërbimeve tona. Termoluli është furnizues i më shumë se 70 pikave në tërë Kosovën.

Hapësirë ekspozuese ku mund t'i shihni produktet nga afër dhe të merrni këshilla nga stafi ynë.

Hapësirë administrative për ekipin tonë të shitjes, logjistikës dhe mbështetjes.

Depo e madhe me stok të gatshëm, për furnizim të shpejtë në tërë Kosovën.
Në qendër të misionit kemi vendosur përmbushjen e kërkesave të klientit, duke ofruar jo vetëm produkte, por edhe eksperiencën tonë ndër vite.
Misioni ynë kryesor është të jemi lider në fushën e distribucionit të produkteve për ngrohje, klimatizim dhe ujësjellës, duke u dalluar për profesionalizëm, shërbim dhe cilësi.
Ekipi ynë ju ndihmon të zgjidhni sistemin e duhur për ngrohje, ftohje dhe ujë – pa asnjë obligim.